Sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ambasadori amerikan, Greg Delawie, së bashku me zyrtarë të lartë të ICITAP-it, u takuan me Drejtorin e Përgjithshëm të PK-së Rashit Qalaj, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.
Drejtori z. Qalaj në shenjë mirënjohje për bashkëpunimin e ndërsjellët, e falënderoi ambasadorin Delawie për vizitën e tij dhe njëkohësisht e njoftoi për angazhimet e PK-së dhe synimet drejt përmbushjes së detyrave dhe obligimeve të saja ligjore, në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës.
Me këtë rast ambasadori Delawie e përgëzoi Drejtorin Qalaj për përzgjedhjen e tij në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të PK-së, duke i uruar suksese në punën e tij dhe njëkohësisht Delawie konfirmoi mbështetjen e mëtutjeshme të Ambasadës Amerikane për Policinë e Kosovës, në fusha të ndryshme e në veçanti në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...