Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka uruar qytetarët e Kosovës për votimin e Parlamentit Europian pro liberalizimit të vizave. Kjo sipas tij e afron Kosovën edhe për një hap drejt mundësive për lëvizje të lirë.
Në profilin e tij në Facebook, Bytyqi ka shkruar se votimi pro liberalizimit të vizave nga Parlamenti Europian do të hapë rrugë të reja drejt integrimit të arsimit.
Kjo sipas tij do të rrisë edhe cilësinë në arsim dhe zhvillim ekonomik.
“Parlamenti Evropian, me votimin pro liberalizimit të vizave, e afron Kosovën edhe për një hap drejt mundësisë për lëvizje të lirë, gjë e cila mbi të gjitha do të hapë rrugë të reja drejt integrimit të arsimit dhe për rezultat edhe ngritjes së cilësisë në arsim dhe zhvillimit ekonomik, që është synim i yni”, ka shkruar Bytyqi.
Ai ka uruar qytetarët e Kosovës, e veçanërisht të rinjtë, të cilëve sipas tij do t’u hapen mundësi të shumta për t’u arsimuar dhe –për të njohur kultura të reja në vende të ndryshme.
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...
Haxhiu: Eliot Engel nuk heshti për Kosovën në kohët më të vë...
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...