Paris Saint Germaini ka prezantuar linjën e tyre të re dhe të mrekullueshme të fanellave dhe veshjeve sportive në bashkëpunim me brendin Jordan.
Fanella që do të vishet në ndeshjet e UEFA Ligës së Kampionëve posedon logon ikonike të legjendës së basketbollit, Michael Jordan, ndërsa në anën tjetër paralelisht qëndron logoja e klubit, transmeton portali arbresh.info.
Neymar, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani kanë pozuar në një foto-sesion me fanellat e reja.
Skuadra e Thomas Tuchel do të jetë e zbukuruar dhe do të duket mjaftë e mbrehtë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Liverpoolin në Anfield të martën e ardhshme, ku do të jetë një fazë e madhe për të shfaqur bashkëpunimin e tyre të ri për herë të parë.
Brendi Jordan ka qenë në rritje në Paris dhe nuk është menduar thjeshtë vetëm si basketboll, prandaj është bërë edhe përfshirja në fanellat e futbollit.
Dy vite më parë është hapur dyqani Jordan Bastille në kryeqytetin francez dhe ka qenë jashtëzakonisht i famshëm./arbresh.info/
https://twitter.com/PSG_English/status/1040202978341347328
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...