Pasi Parlamenti Evropian votoi për heqjen e vizave Kosovës, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se së shpejti qytetarët e Kosovës së shpejti do të lëvizin lirshëm në Evropë.
Kujtojmë se 420 deputetë të Parlamentit Evropian kanë votuar për liberalizimin e vizave ndërsa 186 ishin kundër dhe 20 kanë abstenuar.
Postimi i plotë:
Urime qytetarë të Kosovës! Së shpejti do të lëvizni lirshëm në Europë.
Falënderues ndaj të gjithë deputetëve dhe grupeve parlamentare, të të gjitha partive e shteteve anëtare, që në Parlamentin Europian e mbështetën të drejtën tonë për lëvizje të lirë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...