Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për ndotjen e lumenjve në këtë komunë.
Haskuka ka thënë se pa bashkëpunimin e qytetarëve nuk mund ta mbajnë ambientin pastër, duke përfshirë këtu edhe lumenjtë.
Ai tha se janë duke synuar që në lumin Lumbardh të kthejnë peshqit.
“ Lumi pastrohet, por apeloj tek qytetarët që mos të hedhin mbeturina tek lumenjtë. Duhet ta ruajmë ambientin dhe natyrën. Nëse qytetarët e vërejnë dikë që me traktor gjuan mbeturina në lumenj, ta fotografoj dhe ne pastaj e raportojmë në polici. Ky problem duhet të zgjidhet njëherë e përgjithmonë por s’mund të zgjidhet pa bashkëpunimin e qytetarëve. Lumbardhi do të jetë lum ku do të kthehen peshqit, synojmë këtë gjë”, ka thënë Haskuka.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit