Një grup ekspertë avionësh kanë bërë disa kërkimet në xhunglën Kambodian pas disa fotove të shfaqura në Google Maps ku mund të gjendej aeroplani MH370.

MH370 ishte në një fluturim të përditshëm nga Kuala Lumpur për në Pekin më 8 mars 2014 së bashku me 227 pasagjerë dhe 12 anëtarë të bordit shkruan Daily Star Online përcjell arbresh.info
Pavarësisht nga dy kërkime në shkallë të gjerë të shtratit detar jashtë brigjeve të Australisë Perëndimore, vetëm copa të shpërndara të mbeturinave janë gjetur në disa plazhe.
Por një kërkim i ri ka nisur pasi Daily Star Online ka publikuar disa foto të Google Maps ku besohej se gjendej aeroplani në xhunglën Kambodia.
Ian Wilson, një video producent, besonte se ka gjetur aeroplanin e humbur pasi në foto është shfaqur një aeroplan 77 metra – përafërsisht njëjtë me aeroplanin e humbur Malaysia Airlines Boeing 777, 63.7m
Një grup ka përfunduar tashmë kërkimin e parë me helikopteri të zonës me shpresën se do t’i jepet pagesa prej 53 milionë dollarë nga qeveria malajziane, të cilët muajin e kaluar publikuan raportin përfundimtar për zhdukjen e tyre.

Zorba Parer dhe Nara Kang dhe gazetari Michael Carr kanë marrë me qera një helikopter për 3,000 dollarë dhe kanë filluar kërkimet në xhungël këtë javë.
Grupi, i cili kërkoi rreth 152m mbi xhungël, nuk ka arritur të gjejë aeroplanin – por thuhet se për këtë fajësohen retë ose koordinatat e gabuara.
Z. Parer – i cili për një kohë ka punuar për NASA – tha: “Kemi gjetur shumë xhungla që janë pastruar ilegalisht.”
“Ne kemi provuar për të gjetur ndonjë copëz të aeroplanit, por nuk kemi gjetur asgjë, asnjë pjesë të aeroplanit dhe asnjë shenjë jete.”
“Krejt çka kemi parë kanë qenë malet dhe shume gjurmë këmbësh ku tregohet se aty ka gjueti ilegale.”/arbresh.info/
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...
BE kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë r...
Guxo: Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, ten...
Protesta e serbëve, MPJD këshillon të shfrytëzohen rrugët al...
1 milion euro investim për ndërtimin e parkut industrial të ...