Rita Sahatçiu ka lindur në vitin 1990. Familja e saj u largua nga vendlindja një vit më vonë për shkak të gjendjes politike në Kosovë.
Rita, asokohe një vjeçe, u largua nga shtëpia e saj pa mbartur asnjë kujtim! Vitet kalonin, por prindërit nuk ndaluan kurrë së qëni krenar për vendin nga vinin e këtë dashuri ua përcollën dhe 3 fëmijëve Ritës, Elenës dhe Denit.
Nëse deri më tani nuk e keni kuptuar për kë po flasim, është një detaj i vetëm që ju konfuzon (mbiemri Sahtçiu). Kjo është historia e familjes së Besnik dhe Vera Sahtaçiut, por që në Britaninë e Bashkuar njihen si ORA.
Mbiemri i Ritës, një prej artisteve më të dashura me famë botërore vjen prej trashëgimisë së profesionit të të parëve të babait të saj, Sahatçiu, që do të thotë ‘orëndreqës’.
I ati vendosi ta ndryshonte mbiemrin e tyre në Ora, sepse ishte më e lehtë për t’u shqiptuar dhe për t’u mbajtur mend. Ndonësi asnjë fëmijë nuk mori zanatin e të parëve për të cilin shquheshin në Kosovë, Rita bëri të mundur që ky mbiemër të njihej në gjithë botën.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...