Byroja Federale Amerikane e Hetimit (FBI) ka arrestuar një senator të Porto Rikos me akuzat për korrupsion, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i FBI-së, Carlos Osorio, ka theksuar se senatori Abel Nazario akuzohet për përvetësim të fondeve federale gjatë periudhës kur ai ka qenë kryetar bashkie në rajonin Yauco, në jugperëndim të vendit.
Ndërkohë bëhet e ditur se FBI-ja ka kaluar në veprim pas një ankese të bërë nga Departamenti Amerikan i Punës.
Senatori Nazario kryente detyrën e ndihmës kryetarit të përgjithshëm të Partisë së Re Progresiste të Guvernatorit të Porto Rikos, Ricardo Rossello.
Vendi i Karaibeve, Porto Riko ndodhet në statusin e “territorit të pavarur të SHBA-ve”.
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik