Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar lëvizjet e liderëve nëpër vendet e rajonit, për takime me përfaqësues të lartë politikë, në kohën kur Kosova dhe Serbia po synohet të finalizojnë negociatat që qojnë drejtë normalizimit të plotë të raporteve ndërmjet dy vendeve.
“Le të lëvizin se unë po jau ruj shpinë, pa problem e kanë. Do të thotë në rregull është, në margjina jemi partnerë dhe fqinjë,” është shprehur Haradinaj para gazetarëve.
Ai rikonfirmoi se kohëve të fundit ka patur takime të rregullta me presidentin, Hashim Thaçi, për çështjen e negociatae me Serbinë.
“Kemi mendime ndryshe në rrugën deri tek një zgjidhje, pra te një marrëveshje obligative ligjore me Serbinë për njohjen reciproke. Bindja ime është se kjo nuk arrihet me territore e kufij, por me gatishmërinë për paqe, për pajtim mes popujve,” është shprehur Haradinaj.
Këto komente ai i ka bërë pas takimit me liderin e Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçin.
Kryeministri Haradinaj, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që t’i thonë “PO” referendumit të 30 shtatorit, duke e cilësuar si votë “Pro” NATO-s.
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve