Qeveria e Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë e përfaqësuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, do të nënshkruajnë “Marrëveshjen Kornizë”, marrëveshje kjo e cila rregullon bazën e bashkëpunimit teknik dhe financiar në mes të dy Qeverive.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes do të ketë prononcim për media në të cilën do të jepen detaje me të hollësishme te marrëveshjes.
Gjermania ka ofruar përkrahje të vazhdueshme për Kosovën që nga përfundimi i luftës nëpërmjet programeve të ndryshme zhvillimore.
Republika gjermane është një nga donatorët më të mëdhenjë në Republikën e Kosovës dhe mbështet Kosovën drejt një zhvillimi substancial si dhe në rrugën e saj drejt bashkimit Evropian
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...