Këngëtarja Vesa Luma dhe reperi Big Basta kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë tri vite më parë në një ditë si kjo.
Çifti u martuan më 12 shtator 2015 në një dasmë të organizuar në Kalanë e Lëkurësit, në Sarandë.

Sot, pas tri vitesh, Vesa ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një fotografi të çiftit, ku shfaqen mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Të përqafuar dhe nën gjirin e njëri-tjetrit, Vesa dhe Big Basta duken mjaft të freskët dhe në harmoni.
https://www.instagram.com/p/BnlYRdzjb4x/?utm_source=ig_embed
“Le të shprehim një dëshirë. Gëzuar përvjetorin dashuria ime”, janë fjalët e Vesës në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Përndryshe, çifti tash e sa kohë janë shpërngulur në Zelandën e Re, së bashku me djalin e tyre të vogël, Lianin.
Ata kanë bërë të ditur se nuk do të heqin dorë nga muzika, dhe se së shpejti so të sjellin në treg disa projekte të reja.
Shumë shpejt, çifti pritet të vijnë edhe në Kosovë dhe Shqipëri për vizitë te familjarët e tyre.
Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtin...
Dorëheqja e Haxhi Avdylit, vjen reagimi i Partisë Guxo
Tentoi t’i fuste “në të zezën” mbi 500 litra naftë nga Kosov...
Osmani ende s’e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjev...
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...
Lirohet qarkullimi i automjeteve në Jarinjë