Një incident mes dy prindërve është regjistruar gjatë ditës në hapësirat e çerdhes “11 Tetori” në Komunën e Butelit.
Sipas policisë në këtë incident janë përfshirë dy persona, të cilët për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake para fëmijëve dhe të punësuarve janë zënë në mënyrë verbale, ndërsa më pas njëri prej tyre ka nxjerr armën e zjarrit ndërsa tjetri një thikë.
Fëmijët dhe edukatoret sipas policisë në atë moment të shqetësuar janë shtrirë në tokë për shkak se janë ndjerë të pasigurt për jetën e tyre. Sipas informatave jozyrtare policia ka ndaluar njërin nga aktorët e zënkës që ndodhi në ambientet e çerdhes “11 Tetori” në Butel.
Nga policia thonë se kanë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit./Alsat-M/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën