Shtyhet seanca e parë për Bledar Jambellin e Shpëtim Lecin, të akuzuar për porositjen e vrasjes së ish-kryepolicit Artan Cuku.
Seanca gjyqësore në mungesë u shty për shkak se drejtoria e Policisë së Beratit dhe ajo e Fierit nuk kanë kryer njoftimin e tyre.
Sipas gjykatës, këto dy drejtori s’kanë kthyer përgjigje nëse i kanë njoftuar apo nëse i kanë gjetur dy personat e shpallur në kërkim.Gjykata vendosi t’i drejtohet me ankesë kryepolicit Ardi Veliu për moskthim përgjigje nga policia e Beratit dhe e Fierit për të kërkuarit.
Seanca e radhës është vendosur më 25 Shtator. Ndërkohë policia kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme ka njoftuar prokurorinë se këta dy shtetas fshihen jashtë Shqipërisë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...