Juventusi thuhet se është duke monitoruar progresin e sulmuesit të RB Leipzigut, Timo Werner.
22-vjeçari është njëri nga talentët e rinj më të vlerësuar në Gjermani, pasi shënoi 13 gola dhe krijoi shtatë asistime në Bundesliga sezonin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ‘Calciomercato’, Werner është identifikuar nga Juventusi si një kandidatë i fuqishëm për të qenë zëvendësuesi eventual i Mario Mandzukicit.
Mandzukic ka nënshkruar vazhdimin e kontratës në Torino vitin e kaluar dhe marrëveshja e tij është e vlefshme deri më 2020. Por, ylli kroat tani është 32 vjeçar dhe Juventusi mësohet se është duke planifikuar për të ardhmen afatgjate.
Mandzukic ka shënuar dy herë brenda tri paraqitjeve të para në ndeshjet në Serie A këtë sezon.
Werner është përfolur për transferim edhe nga Real Madridi gjatë verës, por lojtari bëri të qartë se është i lumtur në Leipzig./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...