E keni pyetur ndonjëherë veten se pse medikamentet duhen shoqëruar gjithmonë me ujë? Jo të gjithë veprojnë kështu, por duhet të dini se konsumimi i ilaçeve pa shoqëruar me ujë nuk rekomandohet dhe mund të sjellë pasoja të rrezikshme për shëndetin.
Mjekët thonë se ilaçet, në varësi edhe të madhësisë mund të dëmtojnë ezofagun, madje mund të shkaktojnë deri edhe prerje.
Këtë e zbulon “Times of India” në një shkrim të publikuar së fundi. Sipas hulumtimeve, konsumi i ilaçeve mund të shkaktojë edhe të vjella dhe një tjetër rrezik i madh është bllokimi pa mundur të shkojë në stomak, nëse është kokërr e madhe. Mjekët këshillojnë t’i shoqërojnë medikamentet të paktën me një gotë ujë.
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...
Gjendet pa shenja jete një person në Istog, policia po heton...