Arsyeja pse 13-vjeçari i dha sot fund jetës në Vlorë dyshohet se ishte pasi debatoi me prindërit se lëvizi makinën pa leje.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fitore të Novoselës.
Trupi i 13-vjeçarit, i identifikuar si Merdjan Aliaj, është gjetur nga babai i tij, me një plagë në kokë të shkaktuar nga arma e zjarrit, pranë një godine pak metra larg shtëpisë. Ai është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Vlorës por ka qenë e pamundur që i mituri të shpëtohej.
Më herët ai kishte debatuar me prindërit se kishte lëvizur automjetin pa lejen e tyre. 13-vjeçari është larguar nga shtëpia dhe ka shkuar në një ndërtesë e cila përdorej si stan për bagëtitë nga familja e tij, ku edhe ka qëlluar veten me pistoletë. Nuk dihet se ku e gjeti armën i mituri me të cilën kreu edhe aktin e vetëflijimit./lapsi.al
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...
Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jas...
Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB: Nga nesër nisin aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistri...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol