Deputeti i PDK-së, Nezir Çoçaj ka dorëzuar sot mandatin e tij të deputetit. Këtë e ka bërë të ditur vetë Çoçaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Çoçaj ka thënë se arsyet e marrjes së këtij vendimi janë krejtësisht personale.
Pas dorëheqjes së Çoçajt, në vendin e tij do të jetë anëtari tjetër i PDK-së, Rafet Rama i cili në zgjedhjet e përgjithshme më 11 qershor ka arritur të marrë 8,821 vota, shkruan Telegrafi.
Kujtojmë se Rafet Rama në shkurt të 2016-ës kishte qenë kundër kandidati i Hashim Thaçit për president të vendit.
Ai ka qenë oficer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) dhe këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme për dy mandate.
Gjatë viteve të ’90-ta, Rama ka qenë Komandant Batalioni në Brigadën 114 ‘Fehmi Lladrovci’ të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Telegrafi/
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...
Kryeministrja italiane pas takimit me Ramën: Fokusi te mbroj...
Presdentja në detyrë nesër bën homazhe në Poklek e Çitakovë
E konfirmon trajneri, Rexhbeçaj do të largohet nga Augsburgu
Papa Leo XIV: Bota po shkatërrohet nga një grusht tiranësh
Von der Leyen mirëpret armëpushimin Izrael-Liban