Vetëm katër persona, përfshirë dy fëmijë, i kanë mbijetuar rrëzimit të avionit, tha zyrtari qeveritar, Taban Abel Aguek.
Avioni me 23 njerëz në bord, ishte nisur nga kryeqyteti Juba për në qytetin Yirol.
“Kur arriti, kishte shumë mjegull dhe kur avioni tentoi të aterronte, ai u rrëzua në liqenin Yirol”, tha Abel Augek për agjencinë AFP.
Fotografitë e shpërndara në rrjetin social Twitter tregojnë pjesët e dëmtuara të avionit gjysmë të zhytur në liqe, teksa peshkatarët lokalë kanë përdorur varkat e tyre të vogla duke iu afruar avionit, me qëllim që të kërkojnë për të mbijetuar të këtij aksidenti.
Në muajin mars të vitit të kaluar, një avion që po udhëtonte nga Juba për në Wau, ishte rrëzuar. Dyzetë njerëzit që ishin në bordin e këtij avioni kishin shpëtuar, teksa disa prej tyre kishin marrë lëndime serioze.
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...