Franca ka mposhtur mbrëmë Holandën me rezultatin 2:1, për fitoren e parë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Golat për francezet erdhën nga Kylian Mbappe dhe Olivier Giroud, kurse për holandezët ishte Ryan Babel ai që realizoi.
Goli i Giroud ishte goli që i siguroi fitoren “gjelave”, mirëpo duket se ky gol ka pasur rëndësi më të madhe se tre pikëshi.
Me këtë gol Giroud ka “thyer mallkimin” dhe më në fund ka realizuar gol me kombëtaren pas 11 ndeshjeve.
Gjithashtu,me këtë gol, sulmuesi i Chelsea kaloi Zidane në listën e top realizatorëve të Francës, për të kaluar në pozitën e katërt me 32 gola.
Shpresojmë që ky gol ti ketë rikthyer vetëbesimin sulmuesit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...