Autoriteti i Mediave Audiovizive ka njoftuar se data përfundimtare e mbylljes së transmetimeve analoge në qarkun Tiranë dhe qarkun Durrës është data 10 shtator 2018, dita e sotme.
AMA i ka bërë thirrje të gjithë subjekteve që operojnë në këto qarqe të respektojnë afatin e përcaktuar.
Gjithashtu, të gjithë teleshikuesit që ndjekin transmetime televizive përmes teknologjisë analoge, duhet të pajisen me dekoder digjital tokësor të tipit DVB-T2- Universal ose të jenë të pajisur me aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi. Në kushte të tjera, mbasdatës së sotme, nuk do të mund të shihen më transmetime televizive në qarqet Tiranë dhe Durrës.
Për informacione kontaktohet në numrin 04 410 44 55 ose 04 410 44 56.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë