Shumë prej nesh mbështeten tek parashikimi i zodiakut për të parë se si do të jetë java apo dita jonë dhe ç’na pret në të ardhmen e afërt.
Megjithatë, përveç parashikimit të së ardhmes, zodiaku gjithashtu përshkruan personalitetin e çdo shenje. Sot do të flasim për femrat ‘alfa’ të zodiakut:
Demi
Gruaja e shenjës së demit është një shtëpiake e përsosur. Përveç të qenit shumë e zonja në gatim, ajo është në gjendje të kënaqë partnerin e saj dhe t’i japë dashuri pa kufij. Shtëpia e saj është e pastër, e ngrohtë dhe e këndshme. Përtej kësaj, gruaja e demit ka një talent të madh për biznes dhe është në gjendje të rritet profesionalisht pa ndihmën e askujt. Ajo është një grua e vërtetë.
Peshorja
Gruaja e peshores është një bukuri e vërtetë, më e bukura nga të gjithë shenjat e zodiakut. Kur të sheh në sy, do t’i falësh çdo keqkuptim. Nuk mund të lëvdohet si një shtëpiake e mirë, por bukuria e saj dhe materiali i mirë gjenetik u transmetohet pasardhëve. Me sjelljen dhe qëndrimin e saj xhentil, tërheq vëmendjen e kujtdo, a thua është një perëndeshë. Sjellja e saj hap të gjitha dyert.
Luani
Ashtu si luani mashkull, edhe gruaja luan është dominante dhe e fuqishme. Pamja e saj është interesante, ajo mund të imponojnë vullnetin e saj dhe të zgjedhë përsosmërinë tek vetja. Është mbretëreshë e stilit dhe e modës, madje dhe kur nuk është në humor të mirë do ta gjejë mënyrën për të qenë vetja.
Trump zbardh bisedën telefonike me Putin: Prioritet mbetet p...
Google Translate mbush 20 vjet, shton një veçori shumë të kë...
YouTube teston mënyrë të re kërkimi me inteligjencën artific...
Çfarë ndodh nëse qëndroni ulur për më shumë se një orë pas n...
Dëshiron të flesh më mirë? Ekspertët zbulojnë kohën më të mi...
Kurti i dërgoi mesazh Hamzës në mbrëmje, Çitaku zbulon përmb...