LG ka njoftuar që varianti 10.1 inç i tabletës G Pad II do të zbulohet këtë vit në eventin IFA, i cili do mbahet në fillim të muajit të ardhshëm në Berlin. Pajisja, që do të jetë në dispozicion në versionet LTE dhe Wi-Fi, do debutojë në dyqane në Amerikën Veriore, Evropë dhe Azi.
Tableta do të jetë e pajisur me procesor Snapdragon 800 SoC, ekran WUXGA me 1920 x 1200 piksela, shkruan arbresh.info. Tableta posedon gjithashtu 2GB RAM, 16GB hapësirë të integruar dhe bateri 7400mAh, që sipas kompanisë LG, kjo është më e madhja në klasin e saj.
Sa i përket kamerës, ky model do posedojë kamerë prapa 5 megapiksel dhe 2 megapiksel kamerë frontale. Po ashtu, tableta do të përdorë platformën nga gjiganti Google, Android 5.1.1 Lollipop./arbresh.info
Policia aksion në plazhin e Gjirit të Lalzit, lirohen hapësi...
Qëlloi për vdekje shtetasin irakian në Vermicë, aktakuzë nda...
Edhe në rivendosje, Gjykata në Lipjan lë në paraburgimin pes...
Aksion i Prokurorisë në Pejë: Kapen në flagrancë tre të dysh...
Në Stamboll sot mbahen negociatat mes Rusisë dhe Ukrianës, Z...
Edhe Apeli vërteton aktakuzën për spiunazh ndaj Bedri Shaban...