G po vjen dhe do të ketë ndikim të madh në gjithçka që ka të bëjë me teknologjinë.
Me përdorimin e 5G do të rritet shpejtësia dhe do të hapen teorikisht dyert për krijimin e telefonave të mençur të rinj dhe të veturave që voziten vetë, shkruan The Verge.
Por rrjetet e internetit për telefona nuk janë ende gati. Kështu që, pasi që 5G është shumë kompleks, të gjitha kompanitë duhet të punojnë shumë së bashku që të jenë gati për trendin e ri teknologjik.
Çka është 5G?
Shpjeguar më së thjeshti, 5G është gjenerata e pestë e rrjetit të internetit për telefona “mobile networking”. Ajo vie pas 3G dhe 4G/LTE që shënuan zhvillime të mëdha në shpejtësinë e internetit.
Mirëpo, 5G nuk do të ndikojë vetëm në shpejtësinë e internetit. Ajo do të mundësojë të krijohen mjete të reja teknologjike shumë më të sofistikuara, siç janë smartfonët dhe veturat “seli-driving”.
Kompanitë më të mëdha botërore të teknologjisë po bëhen gati që t’iu përshtaten 5G. Ndër ato që po punojnë intensivisht në këtë aspekt janë T-Mobile, AT&T, Sprint etj.
Ndërsa kompanitë që merren me krijimin e mjeteve teknologjike që po punojnë shumë janë Qualcomm, Intel, Samsung, Huawei, Motorola, LG, Xiaomi dhe Apple.
Vidhet një veturë nga servisi në Komoran, policia po heton r...
Policia gjen substanca narkotike në Qendrën Korrektuese të D...
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit
Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfun...
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...
Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave