Ura e vjetër e gurit e cila gjendet në Komunën e Vushtrrisë thuhet se është ndërtuar në shekullin II-III dhe i përket kohës së perandorisë romake.
Kjo urë dikur shërbente si urë lidhëse mes qytetit të Vushtrrisë dhe shumë fshatrave përreth.
Është e ndërtuar nga guri i butë me përbërje gëlqerore, karakterizohet nga ngjyra e bardhë dhe e kuqe.
Historiani Izet Miftari thotë për RTV Dukagjinin se ura është shumë e rëndësishme pasi tregon për vjetërsinë e qytetit të Vushtrrisë.
“Vushrria në kohën antike është quajtur Vicianum. 5-6 harqe të kësaj ure mendohet se janë ndërtuar në shekullin e II ose III. Rëndësia e këtij monumenti është se ai tregon se sa i vjetër është qyteti i Vushtrrisë”, deklaroi ai.
Ura e Vjetër e Gurit është e gjatë 150 metra ndërsa e gjerë gjashtë metra, çka tregon se i përket periudhës së antikitetit.
Dikur kjo urë ka lidhur qytetin e Vushtrrisë me shumë fshatra, madje edhe ka lidhur edhe Vushtrrinë me Mitrovicën.
“Rruga nga Vushtrria për Mitrovicë ka kaluar këndej. Ajo ka lidhur edhe Vushtrrinë me fshatrat Pantinë, Shtetaricë, Bajr, Frashër etj.,”
Sipas historianit Izet Miftari deri në shekullin e XVII nën këtë urë ka kaluar lumi Sitnica.
“Deri në shekullin e XVII nën këtë urë ka kaluar lumi Sitnica, ndërsa mendohet se për shkak të ndryshimeve natyrore, erozioneve etj., Sitnica ka devijuar për 500 metra dhe kjo urë sot e saj dite ka mbetur pa lum”, deklaroi ai.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...