Lajmi i fundit: Post Malone i shpëton vdekjes nga shpejtësia e madhe

17:50 | 7 Shtator 2018
Arbresh.info

Ylli i Hip Hop Post Malone i ka shpëtuar vdekjes edhe njëherë nga shpejtësia e madhe afër Beverly Hills.

Reperi Post Malone është përfshirë në një aksident të nga shpejtësia e madhe. Përplasja në Los Angeles ka ndodhur vetëm dy javë pasi 23 vjeçari i shpëtoi vdekjes nga një aksident me aeroplanin e  tij privat kur rrotat nuk arritën të vendoseshin.

Pamje dramatike janë shfaqur ku shihet Malone me një Rolls-Royce të bardhë i cili anën e majtë e ka të dëmtuar.

Të lënduar nuk ka nga aksidenti që ndodhi në ora 02:40 am në bulevardin Santa Monica./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale