Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka folur pas takimit me zyrtarët e BE-së në Bruksel.
Ai para gazetarëve tha se Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk i është dhënë lejë që ta vizitoi liqenin e Ujmanit.
Kjo, pasi nuk ka qenë pjesë e planit që ai ta vizitoi ujmanin, në këtë kohë kur po bëhen negociatat me Serbinë.
“Vuçiq ka bërë kërkesë, në bazë të planit i kemi dhënë leje. Tani del një kërkesë e re, se ai do ta vizitoi Ujmanin dhe ju e dini që atje nuk ka banorë apo ndonjë qendër urbanistike. Nuk po e kuptojmë pse bëhet një kërkesë e tillë, disi e pakuptimit. Ne e kemi artikuluar kërkesën, por ata asnjë arsye nuk kanë dhënë, dhe sigurisht nuk i kemi dhënë leje. Nuk ka qenë pjesë e planit me vizitu atë, ne i kemi dërguar mesazhe se është i mirëseardhur kurdo, Kosova është vend i hapur dhe demokratik. Por, nuk ka arsye që të vizitohet ujmani në këtë fazë të dialogut”, ka thënë Behgjet Pacolli.
Lideri suprem i Iranit flet për herë të parë pas armëpushimi...
Haxhiu: VV-ja nëse do të kishte siguri për 80 vota s’d...
Kurti takon Presidenten e BERZh-it, flasin për forcimin e ba...
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...