Sipas një studimi të zhvilluar ata frikësohen më shumë nga presidenti amerikan Donald Trump, sesa nga sulmet terroriste.
Por mirë nuk qëndrojnë as politikanët vendas atje.
Ky studim i bërë nga R+V Versicherung, tregon se më shumë se 2/3 e qytetarëve mendojnë se politika e të parit të shteteve të bashkuara, po e bën botën më të rrezikshme, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Problem i dytë sipas tyre me 63% janë emigrantët. Ata frikësohen se refugjatët mund të tejkalojnë shumëfish numrin për hyrjen atje.
”Kjo për politikanët gjerman është një gjykim fatal”.
”Kështu mendon Manfred G. Schmidt, profesor dhe politolog në universitetin Karl Rubrecht në Heidelberg, gjatë prezantimit të këtij studimi”.
Shumë nga respodentët janë përgjigjur se puna e politikanëve atje ‘nuk është e mjaftueshme’ dhe ka mangësi.
Vetëm 6% e tyre e vlerësojnë pozitive punën e tyre.
Ylli kosovar i janarit në La Liga, sonte në ndeshjen e parë ...
Forcat shqiptare dhe FSK-ja vijojnë kërkimet në lumin Mat pë...
Uji mund të ndërpritet në disa zona në Mitrovicë, KRU jep nj...
Rihapet pika e kalimit kufitar në Rafah mes Gazës dhe Egjipt...
“Pastrimi” apel banorëve: Mos i parkoni veturat në rrugë, na...
Manipulimi me vota në Komunën e Podujevës, Prokuroria autori...