Kryesia e degës së AAK-së në Istog ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme. Kjo mbledhje është mbajtur pas zhvillimeve politike në këtë komunë ku haptazi janë shpalosur disa afera korruptive dhe përçarje e zyrtarëve të kësaj partie.
“Bisediam për aktualitetet në këtë komunë të cilat janë vërtetë shqetësuese. Akuzat publike për korrupsion duhet të mirren seriozisht nga institucionet. Kanë kaluar më shumë se një vit dhe ende kryetari nuk ka arritur të formojë drejtoritë e drejtorët.
Kjo po bën që qytetarët ende nuk mund të kenë adresë për të shpalosur problemet e tyre. Ende ka drejtorë që nuk guxojnë të futen në komunë. Pastaj, ndarja e grandeve po vazhdon të bëhet me preferenca partiake, fenomen ky shumë i njohur që shumnë vite në Istog” ka thënë Gazmend Idrizaj, sekretar i AAK-së në Istog.
Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...
Momenti kur Alba Pollozhani e ‘tërheq zvarrë’ Bi...
Tërmet i fuqishëm 7.6 ballë në Japoni, lëshohen paralajmërim...