Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka reaguar ndaj kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pasi ky i fundit e quajti atë gënjeshtar.
Mustafa ka deklaruar se Ismaili ka gënjyer, kur ka thënë se ai dhe qeveria që kishte udhëhequr kishin themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Kreu i LDK’së ka thënë se nuk e ka krijuar ai Asociacionin.
E, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Ismaili ka thënë se Mustafa po vazhdon të thotë gjysmë të vërteta.
“LDK-ja po tregon edhe një herë se nuk është në gjendje të marrë përgjegjësi as për gabimet kardinale në të kaluarën, e as për proceset nëpër të cilat po kalon vendi”, është shprehur ai.
Shkrimi i Ismailit:
Një përgjigje ndaj liderit të LDK-së Isa Mustafa, me fakte, e jo me gjuhën e përdorur nga ai:
Isa Mustafa paska thënë se Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe nuk e ka bërë ai, por Hashim Thaçi. Ai po thotë gjysmë të vërteta në mënyrë që të prodhojë një të pavërtetë të madhe. Është e vërtetë se për Asociacionin ka dy marrëveshje, ajo e 19 Prillit 2013 dhe e 25 gushtit 2015.
Mirëpo Isa Mustafa në një përpjekje për t’u shfajësuar për dëmin që ka bërë, nuk tregon se Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar vetëm marrëveshjen e nënshkruar nga ai. Ndërkohë që Marrëveshja e parë është edhe sot në harmoni të plotë me frymën kushtetuese.
Në përpjekjen e tij për të fshehur shkeljen e rëndë që i ka bërë Kushtetutës së vendit, Isa Mustafa thotë se nuk ka asnjë dallim mes këtyre dy marrëveshjeve. Kjo poashtu është një e pavërtetë e pastërt sepse Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj thotë se marrëveshja e Isa Mustafës i jep Asociacionit kompetenca ekzekutive.
Gjykata ka ardhur në përfundim se marrëveshja e parë, e nënshkruar nga Hashim Thaçi, nuk i jep Asociacionit kompetenca ekzekutive, ndërkohë që marrëveshja e dytë, e nënshkruar nga Isa Mustafa, e bën Asociacionin nivel të tretë qeverisës në vend. Gjykata Kushtetuese, që është autoriteti më i lartë i interpretimit të Kushtetutës së Kosovës demanton fuqishëm Isa Mustafën.
Të gjitha këto vendime Gjykata Kushtetuese i ka sanksionuar në Aktgjykimin e saj për Rastin nr. K0130/15 të publikuar më 23 dhjetor 2015. Të gjithë ata që kanë dyshime mund t’i lexojnë vetë marrëveshjet dhe vendimin e Gjykatës dhe ta shohin me sytë e tyre se si Isa Mustafa mundohet t’u hedhë hi syve dy milionë kosovarëve.
Por kjo e pavërtetë e tij nuk duhet ta befasojë askënd. Ka kohë që LDK-ja është duke u munduar të hedhë fajin për shkeljet dhe gabimet e veta tek dikush tjetër. E këtë nuk do ta lejojmë. LDK-ja po tregon edhe një herë se nuk është në gjendje të marrë përgjegjësi as për gabimet kardinale në të kaluarën, e as për proceset nëpër të cilat po kalon vendi.
E qytetarët e Republikës tonë e dinë se është po kjo LDK që solli një asociacion me kompetenca anti-kushtetuese.
Qytetarët e Republikës së Kosovës nuk kanë harruar se është po kjo LDK që e pamundësoi transforminin e FSK-së në ushtri të plotë. A mos po gënjejmë edhe këtu?
E mbetur pa kredibilitet udhëheqës nga gabimet e rënda në të kaluarën, sot është më se e qartë se kjo parti vuan nga mungesa e guximit për të marrë pjesë në procesin e ardhshëm dhe më të rëndësishëm që nga shpallja e pavarësisë.
Prandaj ajo është e detyruar të zgjedhë të pavërtetën dhe fajësimin e tjerëve si mënyrat e vetme për t’u ikur detyrimeve kombëtare e shtetërore. Fatkeqësisht, PDK-ja nuk mund ta bëjë LDK-në më të përgjegjshme, por mund t’i demaskojë të pavërtetat e saja publike, mu si në këtë postim.
Të pavërtetat nuk do t’i lejojmë. Secili duhet të përballet me të bëmat e veta. Isa Mustafa dhe LDK-ja nuk bëjnë përjashtim.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/ismaili-i-kundmustafes-i-permend-fakte-per-asociacionin-573336/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...