Pas takimit me këshilltarin e kryeparlamentarit Kadri Veseli, Faik Zogaj tha se kërkesat ia drejtuan kuvendit dhe nga të tria, ky i fundit mbështeti vetëm pastrimin e listave, raporton arbresh.info.

“Jam i mllefosur se si nuk i përkrahën dy kërkesat e tjera, atë për shkarkim të Lumezit dhe lirimin e Sylejman Selimit. Na kurgjo nuk kërkuam ma shumë veç të drejtat tona. Ne nuk do të ndalemi me kaq do të kërkojmë edhe nga bashkësia ndërkombëtare për ndihmë. Ne nuk do të protestojmë më, por do të ndërmarrim veprime të tjera madje edhe të jashtëligjshme. Ka ardhë fundi më qe tri vjet kemi prit dhe mjaft më me dhënie të pagave për veteranët e rremë. Nëse kërkesat tona nuk pranohen dhe nuk pastrohen listat ne e dimë se si do t’i pastrojmë me iniciativën tonë”, tha Zogaj.

Ndryshe, kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi ka hedhur poshtë mundësinë e dorëheqjes nën presionin e organizatave të shoqërisë civile, ndërsa ka mohuar të ketë pasur presion mbi ish-prokurorin Elez Blakaj që dha dorëheqje kohë më parë për shkak të siç thuhet kërcënimeve dhe shantazheve ndaj tij./Arbresh.info/

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...