Sulmues belg, Romelu Lukaku, ishte faktori kryesor që Manchester United rigjeti rrugën e fitoreve në këtë fillim sezoni, duke shënuar dopietë.
Lukaku me këtë dopietë ka barazuar sulmuesin legjendar të Premierligës, Didier Drogba, sa i përket golave duke arritur shifrën e 104 golave.
Dhe pas ndeshjes ai ka folur për trajnerin e tij, i cili megjithëse në publik ka një imazh të ashpër, prapa skenave është komplet ndryshe.
“Ishte një fitore e madhe. Në ndeshjen e fundit nuk i shfrytëzuam rastet tona. Këtë herë, po,” shprehet Lukaku për BBC Sport.
“E dinim që duhet të ruanim rezultatin në pjesën e dytë. Kemi karakter dhe duhet të tregohemi më shpesh kështu. Herën e fundit ndaj Tottenham, ishim shumë zhgënjyes.
“Arritëm të shënonim dhe të fitonim ndeshjen. Tani do të shkojmë te ekipet kombëtare. Trajneri do të ketë kohë të analizojë paraqitjet tona për pjesën e mbetur të shtatorit.
“Mourinho? Ai është komplet ndryshe larg syve të publikut.”
24 vjeçari në katër ndeshje deri tani sa janë zhvilluar, ka shënuar tre gola. /arbresh.info/
IKD: Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qe...
Hamza: Një prej vendimeve të para do të jetë rritja e pagave...
Osmani ngushëllon familjen Gashi për vdekjen e boksierit Naz...
Koreja e Jugut me notë proteste pas inkursionit nga Kina dhe...
Dështon seanca fillestare për rastin e rezervave shtetërore,...
Nis seanca për rastin e rezervave shtetërore, mungon Rozeta ...