Këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veseli, njëherësh anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, e ka vlerësuar absurde seancën e jashtëzakonshme parlamentare, të thirrur për të martën nga opozita, për të diskutuar për dialogun me Serbinë.
Ai ka thënë për “Epoka e re” se është e pafalshme për opozitën që ta shtrojë për debat ndarjen e Kosovës në Kuvend.
Sipas tij, subjektet opozitare po e legjitimojnë këtë temë, kur kjo çështje nuk është temë e dialogut Kosovë-Serbi.
Stavileci ka deklaruar se është e panevojshme që Kuvendi të nxjerrë rezolutë për mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës, kur atë e garanton Kushtetuta e Republikës.
Duke folur për idenë e presidentit për korrigjimin e kufirit me Serbinë, përmes të cilit synohet që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, ai ka thënë se PDK’ja do të ishte e lumtur nëse në fund të këtij procesi negociator Lugina do t’i bashkohej Kosovës./Epoka e re/
Osmani priti delegacionin nga Emiratet e Bashkuara
Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale pë...
Sulm në një shkollë në Londër, goditen me thikë dy të mitur
Ferizaj eliminon Drenicën, kalon në çerekfinale të Kupës
Haziri: Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen, ...
Nis takimi i kryeparlamentarit në detyrë me përfaqësuesit e ...