Qeveria gjermane është zotuar të rrisë ndjeshëm fondet e saj për agjencinë e OKB-së që mbështet refugjatët palestinezë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës prenë ndihmën e saj.
Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas tha se kriza e financimit për Agjencinë e Ndihmës dhe Punës së Kombeve të Bashkuara (UNWRA) po nxiste pasiguri.
“Humbja e kësaj organizate mund të lëshojë një reaksion zinxhir të pakontrollueshëm”, citoi ministri Reuters përcjell arbresh.info
Gjermania tashmë kishte siguruar 94 milionë dollarë ndihmë për UNWRA këtë vit, tha ai dhe ishte duke u përgatitur për të rritur kontributin e saj.
“Ne jemi duke u përgatitur për të siguruar një shumë shtesë të fondeve të rëndësishme,” tha Maas në një letër për ministrat e jashtëm të BE. Maas tha se ishte e qartë se fondet e shtuara gjermane nuk do të mbulonin një deficit prej 217 milionë dollarësh të lënë nga tërheqja e SHBA./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...