Kafja mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të zemrës, por konsumimi i shpeshtë mund të bëhet problematik.
Mënyra se si ndikon kafja në jetën tonë të përditshme, jo sasia që pimë, është tregues kryesor i varësisë, thotë Meridet Adikot, nga Instituti të Kërkimeve Psikiatrike në Arkansas, transmeton portali arbresh.info
Jo të gjithë janë aq tolerant ndaj kafeinës, kështuqë disa njerëz shfaqin simptomta të varësisë, siç janë çrregullimet e gjumit, dhimbjet e kokës, shkalla e shpejtë e zemrës, problemet e stomakut, nervozizm dhe shumë gjendje tjera psikiatrike.
Shumica e ekspertëve nuk rekomandojnë më shumë se katër filxhanë kafe, por nëse pini më pak dhe përjetoni sjellje problematike, atëherë kjo ka të bëjë me varësinë.
Shumë veta kanë ndjenjën se konsumimi i kësaj pike është i nevojshëm për shkak të ndikimit arousues në tru dhe përmirësimin e performancës njohëse, por shkencëtarët e mohojnë këtë pohim.
“Kur pini një sasi të caktuar kafeje çdo ditë, trupi përshtatet dhe pragu i ndjeshmërisë ndaj ndryshimeve të koeficientit. Kjo është arsyeja pse një ditë pushimi mund t’ju bëjë të ndiheni keq. Nuk është sepse kafja është shumë e rëndësishme për koncentrim, por trupi ka nevojë për kohë për t’u kthyer në statusin para varësisë”, thotë Dr.Adikot./arbresh.info/
“Jutarnji”/ Nga ëndërr në histori: Serbia është përshëndetur...
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik
Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tr...
Osmani takon Angilin, e falënderon Erdoganin për forcimin e ...
Haxhiu takohet me Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundi...