Chiara Ferragni dhe Fedez do të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre me 1 shtator, në një festë me miqtë e ngushtë dhe familjarët në Siçili. E teksa dita po afrohet, dalëngadalë zbulohen edhe detajet e tjera nga dasma.
Një ndër kuriozitetet më të mëdha, mbetet fustani i nuses dhe blogerja Chiara Ferragni ka surprizuar të gjithë ndjekësit duke i dhënë fund hamendësimeve. Në një foto të postuar në profilin e saj në “Instagram”, Chiara Ferragni shfaqet krahas drejtoreshës kreative të Dior, Maria Grazia Chiuri duke shprehur kështu edhe një herë vlerësimin për të. Chiara zbulon se fustani i saj do të krijohet pikërisht nga “Dior” dhe është me të vërtetë një fustan ëndrash.
“Do të martohem me një fustan të Dior haute couture të krijuar nga Maria Grazia Chiuri. Shpresoj që ta pëlqeni. Maria Grazia krijoi fustanin tim të ëndrrave.” – shkruan Chiara Ferragni.

Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...