Një grua e dyshuar është filmuar nga kamerat e sigurisë në Arabinë Saudite duke vjedhur një automjet, dy muaj pasi gratë në vend u lejuan të drejtojnë makinat.
Videoja është filmuar në Al Dammam të Arabisë Saudite dhe tregon një grua që hap derën e automjetit të kuq të pambikëqyrur duke e nxjerrë nga parkingu dhe nisë të lëvizë në rrugë.
Ajo vjen vetëm dy muaj pasi Mbretëria më në fund lejoi gratë të vozisnin, duke i dhënë fund ndalimit të vetëm në botë për shoferet femra.
Klipi tregon një makinë të bardhë duke pritur pranë parkimit në qytetin bregdetar.
Një grua zbret nga pjesa e prapme e makinës së bardhë për të qëndruar disa sekonda në rrugë dhe më pas futen në mjetin tjetër.
Sipas Stepfeed, pamjet kanë ndarë mendimin në Arabinë Saudite ku disa hedhin dyshime mbi origjinalitetin e saj.
Disa e akuzuan atë për vjedhjen e automjetit, ndërsa të tjerë sugjeruan se mund të ketë qenë vetëm një shaka.
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...