Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë në Gjilan.
Banesa në fjalë gjendet pikërisht në qendër të Gjilanit apo thënë saktësisht në afërsi të lagjes ‘Bojanina’, të njohura si ‘Banesat e Agro Hermesit’, raporton Indeksonline.
Madje në vendin e ngjarjes shihen të kenë dalë shumë qytetarë përderisa nuk dihet nëse nga ky incident ka persona të lënduar. Sipas disa videove të dërguara në redaksinë e Indeksonline shihet qartë se banesa është përfshirë nga zjarret dhe se në vendin e ngjarjes ende nuk kishin arritur Ekipet e Zjarrfikësve.
Indeksonline ka tentuar të marr informacione shtesë nga Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit por që ka qenë e pamundur./Indeksonline/
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...
Putini kërkon ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Ir...
Haradinaj uron 7 Marsin: Mësuesit janë shtylla e edukimit dh...
Zëdhënësi i Qeverisë: VV e kandidoi Konjufcën në fund të afa...
Vedat Muriqi rikthehet te goli, shënon në udhëtim te Osasuna