Ish kryetari i UEFA-s, Micheal Platini, ka komentuar transferimin e Cristiano Ronaldos te Juventusi.
Platini që në karrierën e tij ka pasur vite të lavdishme te Juventusi, ka thënë se nuk e kuptuar pse ka ndodhur transferimi i pesë herë fituesit të Topit të Artë te kampionët e Serie A.
Ronaldo pas nëntë vitesh qëndrim në ‘Santago Bernabeu’, ka vendosur t’i bashkohet Juventusit.
“Unë e shoh të çuditshme që një 33 vjeçar e lë Real Madridin e tij, me të cilin fitoi radhazi tre tituj të Ligës së Kampionëve për të provuar një aventurë të re”, ka deklaruar Platini.
“Unë kisha shumë oferta në moshën 32 vjeçare po vendosa të pensionohem se isha i lodhur”.
“Nuk e di nëse Juventus e ka kontaktuar Ronaldon apo Mendes e ka ofruar atë, por nuk mundem ta kuptoj këtë transferim”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...