Jose Mourinho është bërë temë kryesore në mediat botërore pas dy humbjeve radhazi në kampionatin anglez.
Portugezi është në rrezik që të shkarkohet nga pozita e trajnerit të Manchester United, nisur nga forma tejet e dobët e skuadrës.
Një statistikë interesante na shtyn të besojmë edhe më shumë se “The special one” do të shkarkohet.
Sezoni i tretë ka qenë fatal për Mourinhon në vitet e fundit, sipas kësaj statistike:
Me Chelsean në sezonin e tretë përfundoi në pozitën e dytë dhe u shkarkua në shtator.
Me Real Madridin, nuk fitoi asnjë trofe në sezonin e tretë dhe u largua për tu rikthyer në Chelsea.
Me Chelsean përsëri mbeti në pozitën e 16 për tu shkarkuar pas vetëm 16 ndeshjeve.
Tashmë me United në sezonin e tretë ka startin më të dobët në histori të skuadrës dhe e ardhmja mbetet të shihet.
Raportimet e fundit kanë bërë të ditur se bordi i United i ka dhënë besimin që të vazhdojë sezonin.
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...
Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pro...