E dimë se truri i njerëzve që vuajnë nga depresioni është pak më i ndryshëm nga truri i njerëzve krejtësisht të shëndetshëm. Dallimet i vërejmë në ekuilibrin e kompozimeve kimike dhe në strukturë. Edhe pse në botë nga depresioni vuan një numër i konsiderueshëm i njerëzve, shkencëtarët ende nuk e kuptojnë se pse vjen deri tek disa ndryshime në tru.
Për depresionin klinik shkencëtarët kanë menduar prej kohësh se shkaktohet nga një kombinim i faktorëve gjenetikë, mjedisorë, psikologjikë dhe biologjikë. Megjithatë, disa psikologë besojnë se depresioni nuk shkaktohet detyrimisht vetëm nga këta faktorë.
Dr. Turhan Canli me ekipin e tij të ekspertëve e ka kryer një studim në të cilin ka konstatuar se depresioni mund të shkaktohet nga infeksionet, të shkaktuara nga parazitët, bakteret apo viruset. Ata nuk janë domosdo vetë shkaku i depresionit, por definitivisht mund ta rrisin rrezikun nga shfaqja e dallimeve të ndryshme në tru.
Studimet e mëparshme kanë treguar se inflamacionet kronike në trup mund ta rrisin rrezikun e shfaqjes së depresionit, ndërsa inflamacionin kronik shpesh e shkaktojnë infeksionet.
Ekzistojnë tregues se edhe bakteret nga trakti gastrointestinal mund të shkaktojnë luhatje në disponim, në qoftë se nuk janë të ekuilibruara mirë. Pikërisht për këtë arsye, probiotikët e kanë një efekt pozitiv në disponim.
Shkencëtarët, hulumtimi i të cilëve është publikuar në revistën “Biology of Mood & Anxiety Disorders”, theksojnë se rezultatet e hulumtimit janë preliminare dhe se duhet bërë vlerësimi nga ekspertët e jashtëm. /Telegrafi/
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës