Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë.
Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur në Ishull Lezhë, ku është qëlluar me armë ndaj shtetasit Arben Gjini, 35 vjeç i cili ka marrë një plumb në këmbë dhe në një në shpatull.
I plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë. Sipas policisë plagosja ka ndodhur rreth orës 20:45.
Pak minuta pas krimit, në fshatin Kolsh, është gjetur i djegur mjeti tip “Benz”, i denoncuar i vjedhur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e plagosjes. Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve./b.w
Haziri – VV’së: Le ta harrojnë se mentaliteti parti-shtet nu...
Kurti bëri homazhe në 27 vjetorin e rënies së dëshmorëve dhe...
Detaje nga vdekja tragjike e punëtorit 52-vjeçar në Gjakovë
Raporti ndërkombëtar trondit Specialen: Organizata britanike...
Tirana bëhet skena e botës/Kanye West sjell një super-spekta...
Mamdani: Nëse flas veçmas me Mbretin, do ta inkurajoja ta kt...