Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses për politikë të jashtme të BE-së Federica Mogherinit, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se nëse Kosova ose partnerët e tjerë kërkojnë mbështetjen e Komisionit Evropian (KE) ky i fundit do t’i shqyrtojë rrethanat specifike, duke përfshirë edhe proceset e mëparshme për vlerësimin e gjyqtarëve, të prokurorëve dhe të profesioneve të tjera ligjore.
Bashkimi Evropian (BE) mund ta ndihmojë Kosovën për ta realizuar procesin e vettingut në sistemin e drejtësisë nëse institucionet vendore kërkojnë mbështetjen e tyre.
Pas dorëheqjes së prokurorit të Prokurorisë Speciale Elez Blakajt, siç ka thënë ai për shkak të hetimeve që i ka zhvilluar për fryrje të listave të veteranëve të UÇK-së, shoqëria civile ka nisur protestat duke kërkuar shkarkimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi dhe një veting për gjyqësorin në vend.
Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses për Politikë të Jashtme të BE-së Federica Mogherinit, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se nëse Kosova ose partnerët e tjerë kërkojnë mbështetjen e Komisionit Evropian (KE) ky i fundit do t’i shqyrtojë rrethanat specifike, duke përfshirë edhe proceset e mëparshme për vlerësimin e gjyqtarëve, të prokurorëve dhe të profesioneve të tjera ligjore. /zëri/.
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...