Nga Durrësi dhe në prani të kryeministrave të tjerë të Ballkanit, Haradinaj komentoi edhe njëherë deklaratat e fundit rreth kufijve. “Kosova i ka kufijtë e vet me Serbinë, me Shqipërinë, me Malin e Zi dhe me Maqedoninë. Ne i respektojmë këto kufij dhe nuk kemi nevojë për dizajnim të ri”, tha kryeministri Haradinaj.
Ky reagim i Haradinajt vjen pas intensifikimit të përpjekjeve të presidentit Hashim Thaçi për të çuar përpara idenë e tij për t’i lëvizur kufijtë. Më herët është raportuar se propozimin e korrigjimit të kufijve që shihet si ndarje e Kosovës, e ideuar nga Thaçi dhe Aleksander Vuçiqi, përkrahet edhe nga Edi Rama.
Një muaj paraburgim për shoferin që goditi për vdekje 27-vje...
Sulmet amerikane-izraelite godasin centralin bërthamor irani...
Shqipëria publikon listën për ndeshjen ndaj Polonisë në play...
Rama mbjell lule bashkë më fëmijët e kryeqytetit në ditën e ...
21 marsi, Dita Botërore e Sindromës Down
KRU “Prishtina”: Konsumatorët që nuk nënshkruajnë kontratën ...