“Rajoni është si një ishull i rrethuar me vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s. Përqindja e mbështetjes ndryshon, megjithatë çdoherë është prej dy të tretave deri tre të katërtave të qytetarëve konsiderojnë se kjo është mirë për Maqedoninë”, tha dje ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në intervistë për AIM, duke komentuar gatishmërinë e Qeverisë t’u kundërvihet tentimeve të Rusisë që të përzihet dhe ndikojë ndaj referendumit.
“Ne jemi vend krenar, por i vogël, në zemër të Ballkanit. Dëshirojmë të kemi raporte miqësore me të gjithë, duke filluar nga fqinjët tanë deri te lojtarët e mëdhenj. Rruga jonë drejt NATO-s ka filluar prej vitit 1993 dhe për ne kjo është punë që duhej të përfundonte edhe më herët. Ne duhej të bëheshim anëtare në vitin 2008. Dhe në atë kuptim kjo është detyrë e papërfunduar. Kjo nuk do të thotë se dëshirojmë të kemi relacione tensionuese apo negative me dikë, përfshirë edhe me Federatën ruse”, tha Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai theksoi se kjo nuk është zgjidhje ose-ose dhe se nuk do të thotë se rruga veriatlantike është armiqësi.
“Dëshirojmë të kemi marrëdhënie të mira. Ky është vendimi ynë dhe vendimi i qytetarëve. Në rajonin mendoj se kemi mjaft halle dhe nuk duhet Ballkani të jetë fushë garimi i fuqive të tjera”, theksoi Dimitrov.
Sipas tij, është shumë me rëndësi në këtë periudhë delikate institucionet të jenë shumë të kujdesshme, ndërsa qytetarët t’i njohin lajmet e rrejshme, sepse siç thotë dukshëm është se lajmet e rrejshme janë të orkestruara./Telegrafi/
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...