Të enjten, rubla ka rënë rreth 2 për qind duke arritur shifrën 92 për 1 dollar amerikan, mirëpo pasi Banka Qendrore e Rusisë ka thënë se do të pezullojë blerjen e valutave të huaja, e njëjta është tregtuar për 68.3.
Banka Qendrore ka thënë se nuk do të blejë valuta të huaja deri në fund të muajit shtator për të “ulur paqëndrueshmërinë në tregjet financiare”.
Zhvlerësimi i kësaj valute ka ardhur pas raportimeve të fundit se Shtetet e Bashkuara janë duke u përgatitur për sanksione tjera kundër Moskës.
Më 21 gusht, Uashingtoni ka vënë sanksione kundër dy kompanive ruse të transportit, pas dyshimeve se kanë bërë tregti të naftës me Korenë Veriore.
Presidenti rus, Vladimir Putin i ka cilësuar sanksionet “joproduktive” pas negociatave që ka pasur me homologun e tij finlandez, Sauli Niinisto.
Në prill të vitit 2016, rubla ka shënuar një rënie të ngjashme për shkak të rënies së çmimeve të naftës.
Rusia është tejet e varur nga eksportet e karburanteve.
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...