Probleme dhe tensione te skuadra e Lazios para duelit me Juventusin.
Humbja me Napolin duket se nuk i ka pëlqyer aspak presidentit të Lazios, Claudio Lotito, i cili i është hakërryer menjëherë trajnerit Simone Inzaghi në telefon.
Numri 1 i bardhekaltërve duket vërtetë i nervozuar me teknikun e skuadrës, por teksa ka qenë duke shprehur shqetësimin në telefon, dikush ka bërë një video dhe ka regjistruar fjalët e tij, adresuar Simone Inzaghit.
“Simone, Vendos unë, nuk vendos ti. Ta kam thënë në të gjitha mënyrat, se dua të di me siguri kush është mirë dhe kush nuk është mirë.
Ti ankohesh gjithmonë dhe për gjithçka. Ke një skuadër që vlen 10 herë më shumë sesa vlejnë të tjerat”, dëgjohet t’i thotë Lotitto trajnerit Inzaghi, transmeton “Tch”.
Pikërisht ky diskutim dhe për më tepër publikimi i tij, pritet të destablizojë ambientin lacial, pikërisht në prag të transfertës torineze ndaj Juventusit, të shtunën në orën 18:00.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...