Venezuela është goditur nga tërmeti më i fuqishëm në 100 vite, duke e lënë vendin pa rrymë dhe rrëzuar raftet e marketeve.
Dëmet nga magnituda 7.3 e shkallës së Riterit, që dridhi bregun verilindor të Karaibeve janë kufizuar nga thellësia e dridhjeve nën sipërfaqen e Tokës, transmeton portali arbresh.info.
Sondazhi Gjeologjik i SHBA matur tërmetin në një thellësi prej 123 kilometrash, me një epiqendër disa kilometra larg gadishullit Cariaco.
Në Cumana, qyteti më i madh pranë qendrës së tërmetit, raftet e supermarketeve u rrëzuan ndërsa në qendër të qytetit Karakas, betoni nga katet e sipërme të pallatit të papërfunduar Kulla e Davidit ra mbi dysheme.
Fëmijët në një spital të afërt për të sëmurët me kancer u detyruan të iknin ndërsa mbanin maska kirurgjikale, pasi kishin rënë rrënoja.
Tërmeti ishte ndjerë aq larg sa kryeqyteti i Kolumbisë, Bogota, ku autoritetet mbyllën shkurtimisht aeroportin ndërkombëtar për të inspektuar dëmin e pistës./arbresh.info/
Gjendet i vrarë në parcelën e një toke 25-vjeçari shqiptar n...
Gjiganti anglez me ofertë prej 100 milionë eurosh për Rafael...
NASA synon të nisë një ekip drejt Hënës në muajin mars
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur tur...
Dita e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta ruajmë dhe ta flasim bukur s...
Koloneli amerikan Wojcik: Tërheqja e papritur e trupave amer...