Në faturën mbi 600 dollarë, Hashim Thaci me vartës kishin konsumuar edhe bakllavë. Dy pjesë baklava në Nju Jork i kanë kushtuar kuletës së shtetit 18 dollarë, ose 15 euro.
Por, faturës nuk i mungojnë as verërat. Për 4 verëra ‘Cab Hall’ [Cabernet Hall], Kryeministri ka paguar 384 dolllarë. Po ashtu në faturë janë edhe dy shishe ujë me gaz në vlerë 14 dollarë dhe 3 ujë pa gaz në vlerë 21 dollarë.
Dy cocacola zero në vlerë 7 dollarë, 3 pofritë në vlerë 29 dollarë, 2 jogurta në vlerë 19 dollarë, fruta në vlerë 27.50 dollarë.
Restorani në të cilin ka darkuar Thaci është restoran grek në Nju Jork. Në total vlera e faturës kalon 600 dollarë.
Në shtator të 2011-tës, Hashim Thaci bashkë me varës të tij kishin udhëtuar për në Amerikë. Vetëm për një darkë, në faturën e orës 22:00 ata kishin shpenzuar 667 dollarë ose 580 euro. /kallxo.com

Bujar Loci vazhdon të jetë përzgjedhës i Kosovës në basketbo...
Policia e Kosovës: Festoni me zemër, me kujdes dhe përgjegjë...
Zbulohet data kur nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Osmani uron Krishtlindjet: Le të na bashkojë tradita jonë e ...
Haxhiu: Me Qeverinë Kurti 3, Superpuna për gratë
Sveçla: Për fitoren e 28 dhjetorit dhe për programin tonë pë...