Sikurse herëve tjera, edhe këtë vit qytetarë të besimit islam kanë vizituar varrezat e të afërmeve të tyre me rastin e festës së Kurban-Bajramit.
Vizitat e varrezave është traditë sipas fesë islame, e cila shërben për qytetarët që t’i kujtojnë me të dashurit e tyre që kanë vdekur, për t’u lutur për ta, por edhe për ta kujtuar vdekjen dhe ahiretin.
“E vizitova varrin e babës, ka 20 vjet që ka vdekur. Zakonisht për festa gjithmonë si obligim e ndjejmë ta vizitoj. Kjo është një traditë e jona”, tha Berisha.
Mirëpo, gjendja e varrezave nuk ishte në nivelin e duhur, meqë pastrimi nga bari, largimi i bërllokut nuk ishte bërë ashtu siç duhet.
Brenda hapësirës së varrezave shiheshin grumbuj me bari e bërllok, derisa nuk shihej asnjë punëtor i komunës që i mirëmban ato në këtë ditë kur shumë qytetarë shkojnë për t’i vizituar varret e me të dashurve të tyre.
Megjithatë, aty kishte punëtorë privatë, të cilët paguheshin nga qytetarët për t’i pastruar varrezat nga bari e shumtë. Por, Berisha vlerëson se në përgjithësi mirë po mirëmbahet hapësira brenda varrezave.
“Po, po e shoh që barin bukur mirë po e kositin, rrugët janë të mira, mirë në përgjithësi mirë”, tha ai.
Ndërsa, qytetarë tjerë të cilët nuk pranuan të flasin para kamerës, kishin ankesa për mos pastrimin e duhur të hapësirës në varreza, por edhe për, siç thoshin ata, uzurpimin e hapësirave brenda varrezave.
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...