Në kuadër të dëgjimeve publike, për hartimin e buxhetit për vitin 2019, përkatësisht marrjen e propozime nga qytetarët për orientimin e investimeve kapitale, mbrëmë janë mbajtur takime me qytetarët e Malishevës, Panorcit, Rudit dhe Garaqevës, ndërsa në këto takime kanë marrë pjesë i pari i Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari Hajdin Berisha dhe drejtori komunal për buxhet dhe financa Valon Mazreku, të cilët kanë prezantuar buxhetin për vitin 2019.
Në takimin me banorët e qytetit të Malishevës, kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj dhe nënkryetari Hajdin Berisha, kanë thënë se qyteti do të jetë prioritet në vitet në vijim, me qëllim të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme, pastaj shtratin e lumit, një shkollë, një çerdhe dhe disa investime tjera, pasi Malisheva i ka specifikat e veta, edhe si qytet edhe si qendër komunale.
Po ashtu edhe në takimin me banorët e Panorcit, Rudit dhe Garaqevës, është biseduar për orientimin e investimeve kapitale për vitin 2019, ku është prezantuar buxheti për investime kapitale, ndërsa janë marrë propozimet e banorëve për orientim të buxhetit.
Drejtori për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku, e ka paraqitur buxhetin e ndarë për Komunën e Malishevës, për vitin 2019, me theks të veçantë për investimet kapitale dhe ka kërkuar nga qytetarët që përmes propozimeve të tyre, ti orientojnë investimin e 4.3 milion eurove, sa i ka Malisheva për investime kapitale për vitin 2019, transmeton Klan Kosov
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...